Në një kohë ku situata në Alepo mbetet mjaft kritike, në Gjenevë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë rikthimin e armëpushimit në të gjithë Sirinë. Përpara takimit me ministrin e Jashtëm saudit, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry tha se po bisedohet me Moskën, për arritjen e një marrëveshjeje.

John Kerry, Sekretar Amerikan i Shtetit:

“Po negociojmë direkt me Rusët, edhe tani, duke shpresuar se do të bëjmë hapa përpara. Por Rezoluta e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, parashikon një armëpushim në të gjithë vendin, dhe një gjë e tillë siç duket nuk ka ndodhur.”

Vizita e Sekretarit Amerikan në Gjenevë u nxit nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për paqen në Siri, Staffan de Mistura, i cili u bëri thirrje Ëashingtonit dhe Moskës, të shpëtojnë armëpushimin e brishtë të arritur në muajin Shkurt.

Mbi 250 të vrarë janë shënuar vetëm në javën e fundit pas rinisjes së luftimeve. Pak ditë më parë u arrit një armëpushim i përkohshëm, por që nuk përfshinte Alepon. Qeveria siriane dhe Rusia pretendojnë se shënjestra e tyre është fronti terrorist al-Nusra dhe jo rebelët opozitarë.

Tv Klan