Opozita akuza për keqmenaxhim me procesin e imunizimit

Autoritetet e Shëndetësisë në vend njoftojnë se situata me Covid-19 po shkon drejtë stabilizimit. Numri i përgjithshëm i pacientëve  që trajtohen në spitalet e vendit është 101 ndërsa numri i shtretërve të lirë  530 shtretër. Për shkak të numrit të zvogëluar të të sëmurëve me Covid-19 një pjesë e spitale Covid në vend janë mbyllur.

Ndërkaq sa i përket procesit të imunizimit njoftojnë se po zhvillohet sipas planit të paraparë.  Deri më tani numri i qytetarëve që janë vaksinuar arrin shifrën e 255.808 personave ndërsa ata të cilët  kanë aplikuar për tu vaksinuar janë 448.502 qytetarë.

Me dozën e parë të vaksinës gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 1477 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve që janë vaksinuar gjatë ditës së djeshme është 11.431, ndërkaq janë rivaksinuar në nivel vendi 187.120  qytetarë. 48% e popullatës që janë vaksinuar janë mbi 70 vjeç, 42% mbi 65 vjen dhe 35% mbi 60 vjeç.

Ndërkaq, nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzojnë autoritetet shëndetësore në vend për keqmenaxhim me procesin e vaksinimit nga kjo parti thonë se në fillim u përballëm me mungesë të vaksinave ndërsa tani regjistrimi elektronik nuk funksionon.

Prej se filloi imunizimi kemi haus, grupe të caktuara nuk arritën të radhiten si prioritet. Personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike ende janë duke pritur të thirren për vaksinim, edhe pse ata janë regjistruar siç duhet në faqen vakcinacija.mk.

Ne vlerësojmë që qytetarët duhet të informohen se si funksionon sistemi elektronik i aplikimit për imunizim. Kjo është një qasje joserioze e ministrisë dhe Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Ky është turp! Kjo është një provë tjetër se nuk ka rregull dhe askush nuk mendon për qytetarët!

Për shkak të stabilizimit të situatës me Covid-19 në vendin në vend Gjermani ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e virusit korona. Përveç, Maqedonisë, nga lista e vendeve me rrezik të lartë janë hequr edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. 

Klan Macedonia