Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar sot se Ushtria e Kosovës dhe emergjencat civile janë të gatshme që të ndihmojnë Shqipërinë në luftën me zjarret.

Nëpërmjet një postimi në mediat , Mehaj shkruan se Kosova mund të ndihmojë me forca dhe mjete Shqipërinë në luftën me flakët që po përballet ditët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtrisë së Kosovë janë gati për të ndihmuar Shqipërinë, Presidentin Ilir Meta dhe ministrin Niko Peleshi, në çdo kohë për të lehtësuar zjarret që kanë marrë përsipër!

Kosova qëndron me ju dhe do ta mbështesë përgjithmonë Shqipërinë”, shkruar ministri në mediat sociale.

Po ashtu Mehaj bën me dije se Kosova është e gatshme që të ndihmojë edhe Greqinë për të përballuar situatën me zjarret./tvklan.al