Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e zjarreve në vend. Në një postim në mediat sociale Rama shkruan se për shuarjen e zjarreve është angazhuar ushtria për disa ditë me radhë.

Kreu i qeverisë shton se Forcat e Ushtrisë meritojnë respekt dhe inkurajim për punën që kanë bërë.

Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shkruan Rama.

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar për sa i përket zjarreve, pasi janë aktivizuar shumë vatra dhe janë djegur mijëra hektarë pyje./tvklan.al