Në një lidhje në Skype nga Italia për emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ishte gazetarja Alda Dalushi. Ajo foli për situatën aktuale në vendin fqinj si pasojë e përhapjes së koronavirusit duke u shprehur se dje mbrojtja civile ka komunikuar një numër më të ulët të viktimave nga COVID- 19.

Por një tjetër problem që Italia po përballet, është pamundësia për të përcjellë njerëzit e dashur drejt banesës së fundit.

Alda Dalushi: Italia u bë gati 1 muaj, për mos thënë një muaj e gjysmë, që është në një situatë tejet të vështirë, sa vjen dhe gjendja komplikohet, rritet numri i vdekjeve, rritet numri i të prekurve. Edhe pse në fakt mbrojtja civile ka dalë me një lajm shumë të mirë duke komunikuar një numër më të ulët të viktimave nga COVID- 19. Shpresojmë që ditët në vijim ky numër të ulet akoma dhe më shumë.

Mirela Milori: E vërtetë është, por janë trishtuese pamjet e përcjelljes për në banesën e fundit në Itali?

Alda Dalushi: Mirela, ky është një ndër problmet që Italia po thekson dhe po përballet, pamundësia për të përcjellë njerëzit e dashur drejt banesës së fundit. Në Itali është një rit i veçantë, është një ceremoni mortore që kryehet nëpër kisha, si të thuash tamam si tek ne, që kanë ato zakonet e veta dhe fakti që nuk mund t’i gjenden pranë njerëzve të dashur në këto momente të fundit. Nuk ka dikush që t’ju mbajë dorën aty njerëzve që largohen nga kjo botë. Është diçka që të këput shumë dhe me të vërtetë që italianët, po e vuajnë jashtë mase këtë./tvklan.al