Komisionerja e Lartë e OKB-së për refugjatët Sadago Ogada ka shprehur shqetësimin se konflikti i armatosur në krahinën e Kosovës mund të fillojë përsëri në Vitin e Ri, nëse palët në konflikt nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Ogatat pritet të takohet me Sllobodan Millosheviç. Një polic serb u vra sot në Kosovë ku njerëz të pa identifikuar hapën zjarr kundër tij. Ky është njoftimi që vjen nga qendra gjysëm zyrtare e medias serbe.

Sipas agjensive të huaja ministri Gjerman i Mbrojtjes Rudolf Sharpi paralajmëroi rrezikun që paraqet Millosheviç për verifikuesit e OSBE-së në Kosovë, duke i përdorur ata për presion ndaj ndërkombëtarëve. Ai gjithashtu shtoi se në Kosovë mund të ndodhë e njëjta situatë si në Bosnje. I njëjti shqetësim është shprehur edhe nga kreu i OSBE-së në Kosovë William Walker./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori