Qëndra për Informim në Kosovë , njofton se në mbledhjen e ambasadorëve të NATO-s që u mbajt në Endinburg, u tha se NATO është e gatshme që popullit të Kosovës t’i kthehet një shkallë e autonomisë. I njëjti burim njoftoi se  Ambasadori i SHBA Kristofer Hill në Shkup dhe i deleguari amerikan për Kosovën, ka informuar  NATO-n me zhvillimet në Kosovë. Ambasadori Hill ka deklaruar se gjendja në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Ambasadori i OSBE-së për Kosovën ,William Wolker tha se misioni verifikues në Kosovë është një rast për të gjithë palët në konflikt që të ndërpresin armiqësitë dhe të përmirësojnë gjendjen aq humanitare që ka prekur shumë njerëz gjatë muajve të fundit. Ata kanë deklaruar se ky është një mision verifikues dhe jo vëzhgues.

Pamje ambasadori Kristofer Hill (foto), ambasadori i OSBE-së William Wolker, vëzhgues të OSBE-së./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori