“Prishtina të mos ndërmarrë hapa destabilizues”

Situata më e fundit në veri në Kosovës ka qenë në qendër të bisedimeve ndërmjet shefit të NATOS-s, Jens Stoltenberg dhe shefit të diplomacisë të Bashkimit Europian, Jozef Borej.

Stoltenberg, thotë se Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë, siç tha ai, hapa të njëanshëm destabilizues.

“Sapo fola me Josep Borrellin për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues”, shkruan Stoltenberg ne rrjetet sociale.

Tv Klan