samiti G20

Liderët e 20 vendeve më të industrializuara kanë vendosur një objektiv ambicioz për rritjen me 2% të ekonomisë botërore në 5 vitet e ardhsshme.

Në samitin 2-ditor në Brisbane të Australisë, tema tjetër me rëndësi që po diskutohet është ajo e zbutjes së ndikimit të ngrohjes globale në dekadat e ardhshme.

Por çështje e sigurisë dhe veçanërisht situata në Ukrainë duke se i ka eklipsuar prioritet e këtij samiti të rëndësishëm.

Është vërejtur një marrëdhënie e ftohtë e liderëve perëndimorë me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa homologu i tij amerikan ka qënë i qartë në fjalën e tij të mbajtur përpara studentëve të Universitetit të Kunslendit.

obama-merkel

Barack Obama – President i SHBA: “Ashtu siç po udhëheqim përpjekjet në luftën kundër Ebolës, jemi në ballë të kundërshtimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, që është një kërcënim për botën, siç e pamë edhe në rastin e rrëzimit të avionit në lindje, një tragjedi që mori aq shumë jetë të pafajshme, mes të cilëve edhe shumë australianë.”

Nga ana tjetër, Presidenti në largim i Këshillit Europian, tha se Rusia nuk duhet të furnizojë më me armë separatistët, ndërsa duhet të respektojë marrëveshjen e armëpushimit të cilën e ka nënshkruar më 5 Shtator.

Herman Van Rompuy – President i Këshillit Europian: “Bashkimi Europian vazhdon të besojë se ka vetëm zgjidhje politike për krizën. Do të vazhdojnmë të përdorim të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, përfshi edhe sanksionet.”

Javën e ardhshme, ministrat e Jashtëm të BE mund të bien dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë, në rast se situata në terrenen përkeqësohet.

Ashtu si edhe në samitet e tjera të G20, edhe kësaj rradhe në Brisbane masat e sigurisë kanë qënë maksimale, ndërsa nuk kanë munguar edhe protesta.

Tv Klan