Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e partive politike për të diskutuar për situatën në veri të vendit,

Ende nuk është zyrtarizuar ora se kur do të mbahet takimi, por deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Një ditë më parë ishin krerët e partive opozitare që kërkuan të bashkëpunonim me Kurtin lidhur me situatën në veri. Ata u shprehën të gatshëm që të viheshin në dispozicion të qeverisë, pasi siç u shprehen në të tilla situata duhet unitet kombëtar.

Kjo mbledhje vjen një javë pasi qeveria mori vendim për reciprocitet me Serbinë në kuadër të targave, vendim i cili ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës./tvklan.al