Përfitojnë të dënuar për vjedhje dhe mashtrim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sqaron se me aktin normativ që pritet të miratohet në qeveri do të përfitojnë 3 muaj liri nga qelia rreth 600 të dënuar.

Përfitojnë të dënuarit për krime si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore. Në vendim sanksionohet se janë dy kategori që përfitojnë, ata që u ka mbetur edhe 3 vite nga dënimi dhe ata duhet të vuajnë ende edhe 5 vite, por që janë mbi moshën 60 vjeç.

Të gjithë të dënuarit që përfitojnë duhet të marrin edhe pëlqimin e familjarëve të tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë për periudhën 3-mujore. Ministrja Gjonaj deklaroi se asnjë i burgosur nuk është prekur nga koronavirusi, ndërsa takimet me familjarët  zhvillohen vetëm online.

Tv Klan