Situata nga pandemia mund të normalizohet në fund të 2021

Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, wears a Washington Nationals protective mask while arriving to a Senate Health, Education, Labor and Pensions Committee hearing in Washington, D.C., U.S., on Tuesday, June 30, 2020. Top federal health officials are expected to discuss efforts to get back to work and school during the coronavirus pandemic. Photographer: Al Drago/Bloomberg via Getty Images

Situata nga pandemia mund të normalizohet në fund të 2021

15:38 20/09/2020

Fauci: Deri atëherë do të kemi vaksinën që do të mbrojë shumicën e njerëzve

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci thotë se situata kundër COVID-19 mund të normalizohet deri në Krishtilindjet e vitit të ardhshëm. Sipas tij, deri atëherë do të jetë zhvilluar një vaksinë për imunizimin e pjesës më të madhe të popullatës botërore, edhe pse jo 100% e siguritë.

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci parashikon se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati deri në Krishtlindjen e vitit të ardhshëm, siç shprehet në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica.

Shpresoj. Nuk ka garanci, por ka shumë vaksina në eksperimentim në gjithë globin. Në fund, një e sigurtë do të gjendet. Prandaj shpresoj që deri në Krishtlindjet e vitit 2021 do të kemi mundur të kthehemi në një formë normaliteti”, thotë Fauci.

Fauçi shprehet megjithatë se vaksinat që po zhvillohen aktualisht do të mund të krijojnë mbrojtje deri në 75% dhe se do të duhen kohë të arrihet deri tek siguria 100%. Siç e shpjegon ai, vaksinat aktuale do të mund të mbrojnë pjesën më të madhe të njerëzve nga infektimi por do të ketë grupe njerëzish tek të cilët kjo vaksinë nuk do të ketë efekte maksimale.

Spanja dhe Franca vijon të kryesojë në Europë për nga infektimet ditore. Ky 24 orësh shënoi në Francë një rekord të ri prej afro 13 500 infektimesh. Ndërsa të dhënat e fundit në Spanjë i përkasin të premtes kur u regjistruan afro 14 400 infektime të reja, më e larta në gjithë kontinentin.

Sekretari britanik i shëndetësisë Mat Henkok tha se personat që shkelin rregullat e vetëizolimit, tani do të gjobiten me deri 11 mijë euro. Numri i të prekurve në gjithë globin ka arritur në 31 milionë, mes të cilëve rreth 962 mijë kanë humbur jetën.

Tv Klan



Të ngjashme