Shtohen të shtruarit në spitalin Infektiv

2 persona të prekur nga Covid 19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 58 totalin e viktimave të kësaj epidemie në vendin tonë. Epidemiologët e cilësojnë tejet serioze situatën, ku për çdo ditë po regjistrohen viktima dhe shtim i rasteve që kanë nevojë për hospitalizim.

“Një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, me gjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.

64 raste të reja me koronavirus janë identifikuar nga analizat laboratorike, shumica e tyre janë në Tiranë.

15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec”.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Tv Klan