India është një nga vendet të prekura më shumë nga Covid-19. Në javët e fundit ky vend është përfshirë nga një valë Covid-i ku rastet e reja dhe vdekjet janë në nivele alarmante.

Sot në këtë vend numri i jetëve të humbura nga koronavirusi ka shkuar në 200 mijë, një shifër tepër e lartë krahasuar dhe me vendet e tjera.  

Në ditët e fundit shifrat e vdekjeve kanë qenë tepër të larta, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3,286 qytetarë.

Edhe infektimet shohin vetëm rritje në këtë vend. Bilanci i javës së fundit ka qenë shumë tragjik, pasi vetëm në javën e fundit u regjistruar 2 milionë infektime të reja.

Prej ditësh tashmë në këtë vend sistemi spitalor është në një kolaps, pasi shumë pacientë vuajnë për oksigjen. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare qindra pacientë kanë mbetur pa shërbim spitalor për shkak të mbingarkesës që kanë spitalet./tvklan.al