Dy mijë afganë po vaksinohen ndërsa nuk dihet kur nisen drejt SHBA

Në mesin e 10 mijë refugjatëve afganë, në bazën ajrore amerikane Ramstein janë rreth 2.000 gra shtatzëna, në gjendje të rëndë pasi këto ditë temperaturat e natës po bien. Dimri po vjen dhe ajo që ishte menduar të ishte një qëndrim i përkohshëm 10-ditor po zgjatet me javë duke e përshkruar situatën si të tmerrshme.

Tashmë 22 foshnja kanë lindur nga nënat afgane në Ramstein, dhe ky numër do të rritet shumë shpejt pasi afërsisht dy të tretat e 3,000 grave që janë strehuar atje kanë mbetur shtatzënë.

Edhe pse është një nga bazat më të mëdha amerikane në Evropë, Ramstein nuk u planifikua për të trajtuar një popullsi kaq të madhe. Këta 10.000 afganë mbeten të ngujuar në Gjermani ndërsa rreth 53,000 të evakuuar afganë janë të vendosur tashmë në tetë baza ushtarake në të gjithë SHBA.

Bazën Ramstein ata e konsiderojnë atë si një “qytet humanitar të përkohshëm” i improvizuar tashmë për të përballuar valën e të evakuuarve afganë që largoheshin nga Kabuli. Familjet afgane, disa me deri në 20 burra, gra dhe fëmijë, duhej të qëndronin në këtë bazë për 10 ditë për shqyrtim dhe përpunim sipas një marrëveshjeje me Gjermaninë, tha komandanti i Komandës Evropiane, gjeneral Tod Ëolters.

Tani afganët e mbetur janë në Gjermani prej disa javësh dhe mund të qëndrojnë më gjatë pasi rastet e konfirmuara të fruthit në mesin e popullatës afgane të evakuuar në SHBA bëri që Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ndërpresin fluturimet për 21 ditë deri më 9 Tetor. Që kur afganët filluan të mbërrijnë në fund të gushtit në Ramstein ka pasur krahas fruthit edhe nëntë raste me Covid, dhe madje me s2mundjen e malaries.

SHBA kanë lëshuar udhëzime që fluturimet e evakuuarve afganë nga Evropa të ndalen derisa e gjithë popullata afgane e zhvendosur të mund të vaksinohet. Në bazë janë parashikuar vaksina kundër fruthit, shytave, rubeolës dhe lisë së dhenve.

Qëndrimi i zgjatur në Ramstein i ka detyruar zyrtarët aty t’u ofrojnë afganëve arsim mbi higjenën, përfshirë përdorimin e banjove dhe larjen e duarve.

Baza jep edhe Wi-Fi falas, kështu që afganët mund të komunikojnë me anëtarët e familjes që ndodhen diku tjetër.

Klan News