Situatë alarmante në Karaburun, zjarri rrezikon të afrohet në zonat e banuara në Dukat


Situatë alarmante në Karaburun, zjarri rrezikon të afrohet në zonat e banuara në Dukat

23:57 31/07/2021

Karaburuni prej disa ditësh vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve. Edhe të shtunën zjarri ishte aktiv në disa vatra, në pjesën veriore të gadishullit.

Në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar dhe tashmë janë të rrezikuar dhe zonat e banuara. Alarmi është dhënë nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë.

Ky institucion në një postim në mediat sociale ngrenë alarmin dhe kërkojnë që të gjithë të jenë në gatishmëri që mos të ketë ndonjë tragjedi,

Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Forcat e zjarrëfikses janë sinjalizuar tashmë për të qenë në gadishmëri , por njëkohësisht lutemi banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri!”, është ky reagimi nga ARZMV./tvklan.al






Të ngjashme