Situata në detin Mesdhe është kthyer në alarmante.

Tre varka me emigrantë janë mbytur vetëm në javën e fundit. Deri në këto momente numërohen të paktën 70 viktima dhe mbi 12 mijë emigrantë të shpëtuar nga roja bregdetare italiane.

Emigrantët nga Lindja e Mesme lundrojnë përgjatë ujërave të Mesdheut, me destinacion rajonet jugore të Italisë.

Të premten, forcat detare italiane ndërmorën disa operacione, ku u ndaluan në total 16 varka të tejmbushura me emigrantë dhe u shpëtuan në mbi 1900 persona. Ndërkohë të enjten dhe të mërkurën pati sërish përmbytje dhe dhjetra viktima.

Mëngjesin e sotëm, Papa Françesku bëri thirrje për ruajtje të qetësisë dhe tha se emigrantët nuk janë një rrezik, por njerëz që largohen nga toka e tyre për shkak të luftës dhe persekutimit.

“Duhet të mirëpresim gjithëkënd në vendin tonë, pa i konsideruar armiq ata që janë me ngjyrë, që flasin gjuhë tjetër apo që i përkasin një besimi të ndryshëm fetar”, 

tha Ati i Shenjtë.

Tv Klan