Në intubim edhe një prej politikanëve që ishte shprehur skeptik për vaksinën

Situata pandemike në Greqi ka shënuar shifra alarmante sipas autoriteteve të cilat njoftojnë se mbi 330 pacientë janë të intubuar në pavionet e kujdesit intensiv.

Megjithatë shtrimet në spital për Covid-19 ranë me 26.85% në krahasim me mesataren shtatë ditore të pranimeve.

Gjithashtu në orët e fundit janë regjistruar mbi 1,850 infektime të reja në shtetin helen dhe 16 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e viktimave në mbi 14,650 persona.

Një lajm që ka tërhequr vemendjen e opinionit publik grek është ai i Vasilis Leventis, një politikan dhe ish-deputet i cili është në gjendje kritike në një spital të Athinës.

Leventis 69-vjeçar nuk ishte i vaksinuar dhe ishte në grupin e skeptikëve  për vaksinën anti-Covid.

Pas shtrimit prej disa ditësh në spital Vasilis Leventis për shkak të përkeqësimit të shëndetit është vënë në intubim raportojnë mediat greke.

Klan News