Të paktën 141 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut nga shirat në Japoninë Perëndimore. Ky është bilanci më i rëndë i viktimave të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka parë në më shumë se tre dekada.

Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për shpëtimin e personave të bllokuar nga uji nëpër ndërtesa, të cilët kanë përdorur 100 helikopterë  për t’u ardhur në ndihmë.

Rreth dy milionë njerëz janë evakuuar nga rajoni, pasi lumenjtë dolën nga shtretërit.

Reshjet e dendura kanë sjellë rrëshqitje të tokës duke krijuar një pellg që ka shkatërruar mbi 600 shtëpi.

Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim jashtë vendit për tu përballur me krizën e përmbytjeve. Agjencia meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar edhe më shumë shira dhe rrëshqitje toke. Paralajmërimet për përmbytje janë ende në fuqi për disa nga zonat më të goditura, përfshirë prefekturën e Okajamës. Pasojat e këtyre përmbytjeve në Japoni ka bërë që zyrtarët të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Klan Plus