Nuk ka rrezik as nga varianti indian i virusit

Në fillim të ngjarjes, drejtorit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq, nuk iu lejua që ta largojë maskën kur flet. 

Drejtori i Kryqit të Kuq: Ministër a mund ta largojmë maskën kur flasim apo nuk guxojmë?

Ministri: Jo, sepse jemi në ambient të mbyllur. 

Me të njëjtin seriozitet po e ndjekin edhe situatën me pandeminë, thotë i pari i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në këtë situatë, në periudhën që e kemi para nesh nuk planifikojmë asnjë masë restriktive, asnjë masë shtesë sepse nuk shohin ndonjë rrezik. Por e kam patjetër ta potencoj se po e ndjekim me shumë vëmendje situatën jo vetëm tek ne por edhe tek vendet tjera sepse në një periudhë shumë të shkurtër prej 1 apo 2 jave ndodhin ndryshime në situatën epidemiologjike”.

Nuk ka rrezik prej dy personave që janë të infektuar me llojin indian të virusit. Anketat epidemiologjike kanë treguar se nuk kanë pasur kontakte, e kjo do të thotë se nuk ka rrezik për shpërndarje. Sa i përket vaksinimit, Ministri është i kënaqur nga ecuria e procesit.

“Ne kemi 240 000 qytetar të vaksinuar, rreth 200 000 të revaksinuar, 180 000 qytetarë presin për vaksinim, nga të cilët 40 000 janë mbi 60 vjet. Të premten pritet që të mbërrijë një sasi e madhe e vaksinave nga “Pfizer” nëpërmjet mekanizmit “Covax” dhe ata menjëherë të hënën do të distribuohen në qendrat për vaksinim në bazë të numrit të personave të paraqitur, ne tetë pikat më të mëdha për vaksinim. E në javën e ardhshme do të shpërndahen edhe vaksinat kineze që pritet të mbërrijnë gjatë fundjavës. Që do të thotë se janë vaksinuar 20% të popullatës që duhet vaksinuar”.

Sa i përket ahengjeve që po organizohen pasi u larguan masat, Filipçe është i mendimit se ata nuk mund të jetë shkaku për valë të re të infektimeve për shkak se analizat kanë treguar se edhe deri më tani ato nuk kanë qenë arsyeja kryesore për rritjen e numrit të infektimeve. Ai kujton se edhe për këto organizime ka një protokoll që duhet ndjekur. Por, nënvizoi se nëse kjo bëhet problem, masat do të vendosen.

Klan Macedonia