Situatë e rëndë në Thumanë pas tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Si pasojë e lëkundjeve janë shembur dy pallate.

Banorët shprehen se 3 persona kanë humbur jetën. Tvklan.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që banorët janë të revoltuar me autoritetet e emergjencës që nuk po punojnë sipas tyre.

“Ka rënë tërmeti dhe persona janë rrafshuar. Janë duke nxjerrë njerëzit të vdekur. Janë brenda. Janë të vdekur. Nuk dihen gjë. Janë duke i nxjerrë të vdekur. Ah nëna ime. Nuk i njohim. Janë shumë të vdekur”,  tha një banore.

Deri më tani Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Kurbin pasi është hedhur nga pallati pas panikut. /tvklan.al