Zjarrfikësit shqiptarë angazhohen në zonën më të vështirë

Në Greqi vijojnë të jenë aktive disa vatra të mëdha zjarresh, teksa flakët kanë shkrumbuar edhe disa zona të banuara duke lënë pas dëme të konsiderueshme ekonomike.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe forcat zjarrfikëse shqiptare, të cilat po punojnë në zonën e Aleksandropolit. Vijon të jetë e vështirë, situata që kanë krijuar zjarret e mëdhenj që kanë rënë anekënd Greqisë.

Këto pamje tregojnë pasojat e një zjarri të madh të nisur që prej të Martës në qytezën e Minidit, në gadishullin e Ambrakisë, atje ku një pjesë e banesave dhe dhjetëra automjete janë shkrumbuar.

Flakët që po shkrumbojnë pyjet e zonës nuk janë vënë ende nën kontroll, pavarësisht përpjekjeve të dhjetëra trupave zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjete ajrore. Ato po përhapen nga erërat e fuqishme dhe ajëri i thatë për shkak të temperaturave të larta. 150 persona u evakuuan nga tre shtëpi të moshuarish në këtë zonë, që u shkrumbuan nga zjarret.

Aktive në ditën e 6 vijojnë të jenë vatrat përreth Aleksandropolit në lindje të Greqisë, atje ku këtë javë u gjetën të pajetë trupat e 18 personave.

Në operacionin për shuarjen e zjarreve në këtë zonë janë angazhuar edhe forcat shqiptare.

Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh.

Shqipëria ka dërguar rreth 50 forca zjarrfikëse dhe 9 mjete në ndihmë të Greqisë për të përballuar emergjencën e zjarreve që ka përfshirë gjithë vendi.

Tv Klan