FIER | Temperaturat e larta po ndikojnë në përhapjen e zjarrit në kodrat e Gjorgozit. Rreth 100 metra larg zjarrit ndodhen depot e ujit që furnizojnë me ujë Patosin.

Forcat zjarrfikëse po punojnë në një situatë të vështirë pasi flakët favorizohen edhe nga era.

Në vendngjarje ndodhen shumë forca zjarrfikëse nga Fieri, por kanë shkuar edhe zjarrëfikësit e Patosit.

Klan News