Kjo është pamja e Çikagos që është mbërthyer ashtu si gjithë verilindja e Shteteve të Bashkuara nga acari. Është aq ftohtë sa edhe uji i valuar ngrin menjëherë.

Acari i ka marrë jetën deri më tani 12 personave. I fundit ishte një student 18-vjeçar nga Ajova, i cili u gjet i ngrirë në temperatura minus 46 gradë Celcius. Me dhjetëra është numri i aksidenteve të rrugët kombëtare, si rasti i një aksidenti masiv në Miçigan.

Rekordi i temperaturave të ulëta është regjistruar në Grejsvill të Minesotës, gati minus 50 gradë Celcius. Mbi 2 mijë fluturime janë anuluar prej ngrirjes së pistave, ndërsa mijëra ndërtesa janë pa energji elektrike.

Tv Klan