Mbushen spitalet, 90% e viktimave të pavaksinuar

Situta me valën e katër të pandemisë vazhdon të jetë serioze. Tetova dhe Gostivari vazhdojnë të jenë ndër qytet me numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve. 90 % e të infektuarëve me Covid 19 dhe rastet e vdjekjeve janë të pa vaksinuar.

Kapacitetet e spitaleve janë të mbushura. Si rezultat i kësaj situate, Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëruar fillimin e fushatën “Vaksinohu” që të nxiten qytetarët për t`u vaksinuar dhe për të parandaluar lajmet e rrejshme të atyre që kundërshtojnë vaksinimin.

“Numri i qytetarëve për t`u vaksinuar është rritur ndjeshëm. Vaksina ka mjaftueshëm, janë të sigurta dhe vetëm me vaksinim mund të kalohet situata në të cilën jemi. Vaksinat janë e vetmja mënyrë për të mos humbur jetë njerëzish.

Të gjithë duam që të kthehemi në normalitet. Sipas dinamikës  numri i infektimeve është në rritje të vazhdueshme, para nesh është situata ku numri mund të rritet edhe në të ardhmen. 90% e pacientëve  të shtruar në spital dhe atyre me infektime të reja janë të pa vaksinuar.”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur  se masat të cilat janë  në fuqi do të vazhdojnë edhe më tej, deri sa situata të stabilizohet, dhe të arrihet imuniteti kolektiv.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Komiteti për Imunizimin do të takohen gjatë ditës së nesërme ku do të të analizohen masat epidemiologjike dhe mbulimi i vaksinës nga qytetet. Unë besoj se masat duhet të mbeten të njëjta derisa imuniteti kolektiv të rritet më tej.

Deri në fundjavë, 660,000 qytetarë janë vaksinuar, nga të cilët 501,000 janë rivaksinuar. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, deri në mes të tetorit imuniteti kolektiv do të rritet edhe më shumë, do të arrijmë një milion qytetarë të vaksinuar, që është pothuajse 70 përqind e të rriturve”

Autoritetet e shëndetësisë më Maqedoninë e Veriut krahas betejës me situatën e rënduar me COVID-19, përballen edhe me lajmet të rrejshme dhe protesta që vijnë nga kundërshtarët e vaksinimit.

Nëpër media sociale është shpërndarë një video ku shihet një zënkë afër një lokali në Qendrën Zhupë.

U pretendua se zënka është për shkak se pronarët e lokalit kishin kërkuar certifikatën e vaksinimit, por i gjithë ky informacion u përgënjeshtrua nga Ministria e Brendshme, me njoftimin se zënka ka ndodhur për motive familjare. 

Klan Macedonia