Izolimi i tretë kombëtar nuk ndal rritjen e infeksioneve, qeveria në Itali parashikon lehtësim të masave

Bllokimi i tretë kombëtar në Francë nuk e ka qetësuar situatën nga Covid-19. Në vetëm 24 orë u rregjistruan 29 mijë raste, duke kapur totalin e 5.3 milion të infektuar.

Numri i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 460 duke arritur në 30,780. Autoritetet kanë bërë të ditur se situata në spitale mbetet serioze.

Franca shpreson se përshpejtimi i fushatës së vaksinimit, i kombinuar me mbylljen mbarëkombëtare një mujore që u vu në zbatim një javë më parë, do të ndihmojë të rimarrë kontrollin ndaj shpërthimit të infeksioneve.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Francë arriti në më shumë se 100 mijë, duke e rendituar atë në vendin e tetë në botë për rastet më të larta. Mes vendeve më të prekura, Republika Çeke është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë me 265 të vdekur për 100 000 banorë, ndjekur nga Hungaria me 259, Bosnja 237, Mali i Zi 227 dhe Bullgaria 217.

Në Itali numri i të infektuarëve ka rënë në krahasim me disa javë më parë. Italia regjistroi 12 694 raste të reja me koronavirus. Qeveria ka njoftuar se do nisë lehtësimin e masave. Rihapja përfshin shkolla si dhe restorante në ambjent të hapur, bare, kinema dhe teatro.

Vendimi i qeverisë pasqyron një përshpejtim në fushatën e vaksinave dhe përmirësim të të dhënave që nga Pashkët. Draghi ka bërë të ditur se deri në vjeshtë vaksinat do të shpërndahen gjerësisht në të gjithë vendin. Aktulisht i gjithë kontinenti europian numëron mbi 42 milionë të infektuar dhe 1.1 milion kanë humbur jetën që kur shpërtheu Covid-19.

Klan News