Shënohen 832 viktima në 24 orët e fundit

Spanja është viktima e madhe e pandemisë globale të koronavirust. Sot është shënuar një tjetër rekord. Në 24 orët e fundit humbën jetën 832 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në  5.690. 

Ministria e shëndetësisë spanjolle sqaroi se numri i të prekurve ka shkuar në  72.248, prej të cilëve mbi 40 mijë të shtruar në spitale dhe  mbi 12 mijë në terapi intensive.

Pasojat e renda që po krijon Covid 19 në shumicën e vendeve europiane ka çuar në një takim online të liderve të unionit.

Krerët e  vendeve më të prekura, Emmanuel Macron, Giuseppe Conte dhe  Pedro Sanchez deklaruan se për të evituar gabimet tragjike, Europa duket të ketë një solidaritet të fortë në nivelin shëndetësor dhe ekonomik.

Këto pamje me dron vijnë nga Neë Orleans. Metropoli i Luizianës në shtetet e bashkuara nuk është parë kurrë kaq bosh. Autoritet i tremben idesë se qyteti und të behet katalizator i përhapjes së Covid 19 në jugun e Amerikës pasi vendi ka regjistruar trendin më të lartë të rritjes së të prekurve në botë.

Por lajme të mira vijnë nga përtej kontinentit.

Në Ëuhan, vatra e parë e virusit vdekjeprurës, jeta ka nisur normalisht pas më shumë se dy muaj izolim. Për herë të parë u dëgjua zhurma e trenave apo mjeteve të transportit publi, teksa 11 milionë banorët ende nuk kanë të drejtë të largohen nga qyteti.

Numri i viktimave në të gjithë botën si pasojë e koronavirus ka arritur në 27.800, teksa ai i të infektuarve mbi 600 mijë në 177 vende. Vendi me numrin më të latë të viktimave është Italia me 9.134, pasuar nga Spanja dhe më pas Kina.

Tv Klan