Vazhdon karrierën në superligën turke

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit Rei Manaj është transferuar zyrtarisht te skuadra turke e Sivasporit.

Lojtari 26-vjeçar do të luajë në sezonin 2023/2024 në Superligën Turke.

Manaj ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me klubin turk, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon.

Në videon prezantuese, Manaj u dërgoi një mesazh tifozëve të klubit bardhekuq, duke thënë se për të fituar nuk duhet shqërqëndrim dhe pavarësisht luftës së madhe në fushë, një futbollist ka mbështetjen e tifozëve të ekipit dhe problemet kalohen kur i ke ata në krah.

Sulmuesi bëhet pjesë e Sivasporit me objektiva të rinj dhe kërkon fitore të reja.

Manaj ka luajtur më herët për ekipe si Kremonese, Inter, Peskara, Pisa, Granada, Albasete, Barcelona, ​​Spezia dhe Uatford.

Gjatë karrierës së tij ai ka zhvilluar në total në 213 takime, ku ka shënuar edhe 51 gola.

Ai ka luajtur edhe në 30 ndeshje me fanellën e Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Klan News