Edhe pse i detyrueshëm me ligj për çdo godinë mbi 8 kate, studimi sizmologjik nuk kryhet nga Instituti i Gjeoshkencave që prej vitit 2006. Llambro Duni nga Departamenti i Sizmologjisë sqaron se për këtë janë licensuar subjekte private, ndërkohë që nuk ka asnjë autoritet shtetëror që bën monitorimin e tyre. 

 “Nuk ka pasur një kontroll nga Instituti që pas këtij vendimi i cili duhet të bënte oponencën. Ne mendojmë fort që Instituti duhet të ketë të drejtë të bëjë oponencën e këtyre studimeve e më tej ata të shkojnë për procesin e projektimit”, u shpreh ai.

Hartat sizmike janë përditësuar sipas standardeve europiane të projektimit, por për të hyrë në fuqi, Duni shprehet se duhet ndërhyrë në Kodin Antisizmik. 

“Ne kemi në fuqi KTP që është standardi me të cilat projektojnë strukturat në Shqipëri, është formuluar në vitin 1989. Duhet të kërkohet një kod i ri të cilës i bashkangjitet një hartë e re”, thekson ai.

Problem sipas ekspertëve  mbetet edhe infrastruktura teknike e këtij departamenti e pamjaftueshme dhe e vjetëruar për të realizuar studime të thelluara.

Tv Klan