Sizmiologu Dushi: Tërmeti në Greqi nuk përbën rrezik për vendin tonë



Sizmiologu Dushi: Tërmeti në Greqi nuk përbën rrezik për vendin tonë

22:23 04/03/2021

Pas tërmetit me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter që ka goditur zonën afër Larisës në Greqi, lëkundjet u ndien edhe në disa qytete të Shqipërisë. Sizmiologu Edmon Dushi në një lidhje për Klan News, shpjegoi më gjerësisht impaktin e këtyre lëkundjeve në vendin tonë.

Dushi tha se ne nuk jemi të rrezikuar sepse gjithë çfarë ndjejmë janë vetëm valë që përhapen në distanca të largëta dhe zakonisht janë më të ndjeshme në godina të larta.

 “Nuk mendoj se ne jemi të rrezikuar në këtë aspekt, natyrisht ndjeshmëria është diçka tjetër, nuk ka të bëjë me rrezikun apo impaktin. Impakti është gjithmonë në zonën pranë vatrës së tërmetit dhe sa më larg, zvogëlohet. Energjia shuhet me frekuncën dhe distancën. Ajo që ne ndjejmë janë valë të cilat kanë perioda të përshtatshme për tu përhapur në distanca të largëta dhe janë më të ndjeshme në godina të larta. Nuk mendoj që janë valë që shkaktojnë probleme por mund të konsiderohen si valë shqetësuse sizmike kryesisht në katet e sipërme të godinave të larta.”

Sizmiologu po ashtu foli rreth tërmetit të Nëntorit në Durrës, dhe tha se akoma dhe pse ka kaluar kaq kohë vazhdojnë të regjistrohen pasgoditje, duke e cilësuar këtë si karakteristikë të territorit.

Duke iu referuar tërmetit ne Durrës në Nëntor të 2019, ne akoma po regjistrojmë pasgoditje, është karakteristikë e territorit.”

 Ai shtoi se pasgoditjet pas një tërmeti mund të zgjasin me vite.

“ Pasgoditjet e një serie sizmike mund të vazhdojnë edhe me vite të tëra, nuk ka një rregull të shkruar për këtë. Ajo që dijmë është se gjithmonë trendi i tyre është në rënie dhe sa më larg të jemi në kohë nga tërmeti kryesor aq më larg jemi nga vatrat e këtyre tërmeteve. Këto goditje sa vijnë e bëhen të vogla në magnitudë dhe i largohën zonës përkatëse.”

Klan News







Të ngjashme