Sizmiologu Rexhep Koçi i ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan foli në lidhje me situatën e fundit të vendit tonë dhe lëkundjet e vazhdueshme të tërmeteve.

Tërmeti i madh i orës 03:54 është shoqëruar me 530 pasgoditje, por sipas tij nuk ka vend për panik sepse pavarësisht numrit të lartë të pasgoditjeve, fuqia e tyre ka qenë e ulët.

Çdo ngjarje sizmike, aq më tepër një ngjarje e tillë me këtë lloj magnitude ose këtë lloj fuqie, shoqërohet gjithmonë me atë që e quajmë si pasgoditje, e cila faktikisht me ndryshime të vogla midis tyre, por ka një trend që shfaqen me shumë pasgoditje në orët e para të tërmetit kryesor dhe vazhdojnë në vijueshmëri duke u shuar, pavarësisht se numri i tërmeteve mund të jetë i lartë, por fuqia e tyre vjen duke u reduktuar. Këto ngjarje që ne kemi regjistruar dje në orët e para të mëngjesit, nuk e veçojmë nga ngjarjet e tjera dhe ka patur po të njëjtin trend. Deri tani janë regjistruar mbi 530 ngjarje sizmike. Por ajo që na bën optimist, që mos pushtohemi nga paniku është fakti që të mos trembemi nga numri i lartë, por nga fuqia e tyre, të gjithë ngjarjet sizmike kanë qenë nën magnitudën 5, me përjashtim të një ngjarjeje që ishte në 07:20 me orën lokale, që ishte 5.5. /tvklan.al