Tërmeti i ditës së djeshme tronditi vendin tonë dhe një nga qytetet që u godit më ashpër është Durrësi.

I ftuar në emsionin “Historia ime” në Tv Klan, sizmiologu i IGJEUM Rexhep Koçi, u shpreh se kjo lidhet ngushtësisht me pozitën gjeografike të vendit tonë dhe me faktin se territori i Shqipërisë është një vend sizmogjen.

Sipas tij, Durrësi historikisht ka qenë epiqendër e tërmeteve të fortë.

Territori i Shqipërisë është një territor sizmogjen, aq më tepër zona e Durrësit e cila historikisht ka qenë një epiqendër e prekur nga tërmete të fortë. Vitet e fundit pas erës së re dhe para erës së re janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tërmetesh shkatërrues që kanë prekur Durrësin. Pozita gjeografike që zë territori jonë në Ballkan e krijon këtë lloj situate, që të kategorizohemi një nga vendet më sizmogjene të Ballkanit, mbas Turqisë dhe Greqisë”. /tvklan.al