Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme është fokusuar tek fatkeqësitë natyrore që kanë goditur Shqipërinë, duke marrë shkas nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit në Durrës.

Sizmiologu Rrapo Ormëni, i ftuar në studio, foli për tërmetet më të mëdhenj që kanë rënë në vendin tonë. Sipas matjeve të bëra instrumentalisht me aparatura, sizmologu Ormëni përmendi tërmetin e vitit 1979 që goditi Shkodrën duke shkaktuar 40 viktima.

Edhe pse tërmeti i 26 Nëntorit 2019 është më shkatërrimtari për nga numri i viktimave duke lënë 51 të vdekur, Ormëni thotë se rekordin për lëkundjet sizmike e mban ai i Shkodrës i vitit ’79. Ky tërmet rrafshoi komplet lagjen “Bahçallëk”, thotë sizmologu dhe ka zgjatur shumë sekonda.

“Tërmeti i vitit ‘79 është shumë herë më i madh se i Durrësit, por ishte jashtë kufirit shtetëror. Nuk e kishte epiqendrën brenda vendit tonë, dhe megjithatë shkaktoi këto viktima ku lagjen “Bahçallëk” e rrafshoi komplet në atë kohë. Por duhet marrë parasysh që aq ishte dhe popullsia në atë kohë. Nga tërmetet e regjistruar instrumentalisht është tërmeti i vitit 1979 i Shkodrës. Zgjatshmëria e tij ka qenë goxha”.

Duke komentuar tërmetin e 21 Nëntorit 2019, Rrapo Ormëni thotë se tragjedia do të ishte akoma më e madhe nëse lëkundjet sizmike do të ishin të paktën në gjysmën e thëllësisë që ky tërmet ra.

“Zgjatshmëria vjen nga fakti që është nga thellësia dhe madhësia e tyre. Ky tërmet pati dëmtime për arsye të magnitudës se ishte afër qendrës së banuar, por do kishte efekte më të mëdha nëse do kishte qenë i cekët. Ky ishte në thellësi 38 kilometër”.

Ai thotë se Shqipëria është një zonat me aktivitet të lartë sizmik në Europë.

“Shqipëria është zonë me aktivitet sizmik të theksuar në Europë. Shkaku i tërmeteve është kontakti i pllakave kontinentale”. /tvklan.al