“Tërmeti i së martës tregoi se ka ende energji te akumuluar”

Tërmeti i së martës me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter që goditi vendin tonë, dy muaj pas tërmetit të 26 Nëntorit, tregon se ka ende energji të akumuluar në zonë.  Deri tani janë regjistruar 15 pasgoditje.

Sipas sizmologut Rrapo Ormëni, pas 40 vitesh qetësi, tashmë vendi ynë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të ngjeshur sizmik, e cila zgjat disa vite. Tërmeti 4.9 i shkallës Rihter, me epiqendër 3 kilometra larg fshatit Bubq, shkaktoi jo pak frikë tek qytetarët, të cilët qëndruan për disa orë jashtë banesave të tyre.

Por ekspertët thonë se banorët e kryeqytetit nuk duhet të frikësohen, pasi në Tiranë lëkundjet vijnë me një shkallë e gjysmë më pak se sa është në epiqendër. Sipas tyre, banorët duhet të dalin nga banesa vetëm pasi janë shuar lëkundjet, sepse pasgoditja mund të jetë më e madhe se ngjarja kryesore.

Tv Klan