Aktiviteti sizmik në rënie një javë pas goditjes kryesore

Shqipëria vazhdon të ketë lëkundje të tokës. Tërmeti i 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter, deri tani është pasuar nga 1430 pasgoditje.

Sizmologët i konsiderojnë tashmë lëkundjet e tokës fenomene normale. Duke analizuar fenomene të ngjashme, ekspertët e tokës thonë se nuk presin që të kemi goditje të tilla fatale si ajo e 26 Nëntorit.

Ajo që ekspertet rekomandojnë është qetësia dhe evitimi i panikut në të gjitha rastet kur ndjejnë se toka po lëkundet.

Edhe Qendra Mesdhetare Europiane e Tërmeteve raporton se aktiviteti sizmik në Shqipëri ka ardhur duke u ulur. Në këtë grafik duket rënia e ndjeshme e lëkundjeve. Kjo qendër thotë se qetësimi i aktivitetit sizmik do të jetë i ngadaltë.

Tv Klan