
“S’je çun për shtëpi”, Valeri nuk ‘tundet’ nga Xheni: S’ma përplas fare
Konceptet “gocë/çun për shtëpi” sollën një përplasje mendimesh mes opinionistit Valer Kolnikaj dhe Youtuber-es Xheni Hatillari. Valeri u shpreh fillimisht në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se e mendon veten një “çun për shtëpi” për shkak të përkushtimit ndaj shtëpisë e familjes. Ai tha se edhe në zonat e veriut të Shqipërisë ka shpesh raste kur janë burrat ata që bëjnë punët dhe gratë rrinë. Xheni mendon se kjo deklaratë nuk përshtatet me kontekstin social të situatës në vend.
Xheni Hatillari: Nuk ke bërë gjithmonë gjëra që të kategorizojë si çun për shtëpi. Ke pasur ca photoshooting, ke pasur ca gjëra.
Valer Kolnikaj: Dhe do t’i bëj prapë.
Xheni Hatillari: Po, por që nuk është çuni për shtëpi tradicional dhe rasti yt, i një djali që është i edukuar, që gjithsesi ka marrë vlerat dhe parimet nga familja, le mos ta përgjithësojmë se ne jemi në një vend që vriten gratë përditë, se me të qeshur deri tani e thamë…
Valer Kolnikaj: Ajo është temë tjetër.
Xheni Hatillari: Jo, jo është po e njëjta temë. Gratë vriten në këtë vend për…
Valer Kolnikaj: Jo, jo e kuptoj je e frymëzuar për tema të ndryshme, por mos i përziej sepse në rastin konkret po i përzien pak.
Xheni Hatillari: Jo, nuk jam e frymëzuar por po flasim për një vend që mentaliteti nuk është, pavarësisht se po përpiqesh të më intimidosh, nuk është situata në Shqipëri…
Valer Kolnikaj: Edhe ti po përpiqesh të ma ndryshosh mendimin, por e kam të patundur edhe unë mendimin me thënë të drejtën.
Xheni Hatillari: Nuk po përpiqem të ta ndryshoj, thjesht po ta përplas që po të them.
Valer Kolnikaj: Jo, s’ma përplas fare.
Xheni Hatillari: Mendimin gjithmonë.
Valer Kolnikaj: Për mendimin po them./tvklan.al