Derbi i ka kushtuar Partizanit përveç humbjes edhe një gjobë. “Të kuqtë” janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së me 200 mijë lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të cilët hodhën sende në fushë.

Por jo vetëm Partizani. Të njëjtën dënim e ka marrë edhe Tirana për shkak të sjelljes së tifozëve. Dy ekipet e kryeqytetit janë urdhëruar që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve”, thuhet në njoftimin e FSHF./tvklan.al