Stresi është një nga reperët më të komentuar në showbizin shqiptar si për jetën e tij private dhe për atë profesionale. Ai është përfolur gjatë për martesën me Keisin dhe ndarjet e tyre të shpeshta. Gjithmonë e kanë gjetur një zgjidhje dhe dashuria e tyre ka triumfuar, por mesa duket ndarja e tyre e fundit ishte mjaft serioze, ku nuk ka kthim mbrapa.

Në një mini-intervistë me ndjekësit e tij në Instagram, Stresi ka treguar se është ndarë përfundimisht nga Keisi dhe pavarësisht kësaj reperi e respekton shumë atë dhe familjen e saj.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi. /tvklan.al