Kënga “O ma” është padyshim bashkëpunimi më i bukur që shënon në gjithë repertorin muzikor të Aurela Gaçes.

Këngëtarja tregon për “Jo Vetëm Modë” se si lindi ideja që të kishte një këngë si kujtim me dy vajzat e saj, Grace dhe Abi.

Nuk kisha menduar ndonjëherë ndonjë këngë me vajzat, kisha menduar se do të dilja në skenë me të dyja, por që të kishim një këngë veçanërisht ne të treja nuk e kisha menduar. Por, vajza e madhe e kërkoi, tha o ma pse nuk bëjmë një këngë bashkë. Dhe thashë e di si, koha nuk vjen më mbrapsht, pse jo mos ta kemi një kujtim në këngë. Kur kam biseduar për vargjet e këngës me Eriona Rushitin, kënga ka lindur te studio e Enis Mullaj, i cili mban firmën e shumë këngëve në këtë album dhe duke qenë se ata të dy bashkë si autorë kanë bërë shumë këngë për festivale fëmijësh, ishte më e thjeshtë që të merreshim vesh.

I them dua një këngë që të tregojë atë marrëdhënien që mund të kenë dy motra gjatë një dite, aty puthen, aty pajtohen, aty zihen për një laps, aty mërziten me njëra-tjetrën, pastaj i thonë njëra-tjetrës më fal. Dhe gjithmonë prindi u thotë ej keni njëra-tjetrën. Dhe këtë doja që të nxirrnim. Vajza e vogël Abi kur dëgjoi këngën të mbaruar, është momenti që thotë vajza e madhe kur zihen me njëra-tjetrën, të kam thënë mos mi mer librat, mi prishe fletoret e unë që i them hapi krahët e përqafoje motrën fort e fort. Ndoshta tani se kuptoni, por s’ju bëhet motër askush në botë”, rrëfeu Aurela./tvklan.al