Shoqëritë e basteve nuk kanë besim se kuqezinjtë do të shënojë shumë gola në finalet e Euro 2016.

Shqipëria gjatë fazës kualifikuese realizoi vetëm 7 gola në 8 ndeshje, pasi golat në fitoren në tavolinë me Serbinë nuk përllogariten, më pak se çdo skuadër tjetër e kualifikuar. Shqipëria sëbashku me Irlandën e Veriut parashikohen si më të dobëtat në këtë aspekt, duke u vlerësuar me koefiçentin më të ulët.

Pas këtyre përfaqësueseve Hungaria dhe Rumania, kjo e fundit kundërshtare e Kombëtares së drejtuar nga De Biasi. Gjermania, vendi organizator Franca dhe Spanja mendohen si sulmet të rezultative.

Tani duhet që Balaj, Cikalleshi, Sadiku apo edhe të tjerët, t’i tregojnë shoqërive të basteve që nuk kanë të drejtë.

Tv Klan