90 të prekur nga 8 Marsi, 23 aktivë

Që prej fillimit të pandemisë 90 fëmijë të moshës 1 deri në 14 vjeç u preken nga koronavirusi.

Shefja e shërbimit infektiv në peditari, Gjeorgjina Kuli thotë se asnjë prej tyre nuk ka qenë i shtruar në spital dhe vetëm 18 prej tyre kanë paraqitur shenja klinike.

“Janë 90 fëmijë që kanë rezultuar pozitiv nga infektimi në kushtet familjare. Pra jo të hospitalizuar, por që janë zbuluar nga hulumtimi epidemiologjik në prinër të infektuar apo edhe në ato familje ku kanë rezultuar pjesëtare të tjerë poztiv. Shumica kanë qenë pa shenja. 20% kanë patur shenja klinike pasi kanë patur një temperaturë deri në 38 dhe vetë prindërit e kanë evidentuar”.

Ndryshe nga të rriturit, fëmijët kanë paraqitur komplikacione shumë të lehta.

“Një numër i vogël ka patur shenja të lehta si temperaturë apo shenja të tjera të ngjashme me ato të gripit. Deri tani mbi 60 fëmijë janë negativizuar. Dhe një temperaturë një ditore. Pra ¼ ka ngelur ende pozitiv në pritje të konfirmimit të tamponit të dytë”.

Në vend rezultojnë 23 fëmijë poztivë aktivë. Mjekja Gjerorgjina Kule thotë se problem mbetet mbërritja e prindërve me fëmijë direkt në urgjenca dhe pa kaluar nga 127.

Sipas mjekes, kjo mund të sjellë infektim të fëmijëve të shtruar në pavion.

Tv Klan