Nuk do të ketë një Bush të tretë në historinë e presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Përgjigjen e dha kandidati republikan në garën presidenciale Jeb Bush, i cili pas rezultateve të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, vendosi të ndërpresë rrugëtimin.

“Zgjedhësit u shprehën në Iwoa, Nju Hempshire dhe në Karolinën e Jugut dhe unë e respektoj vendimin e tyre. Është kjo arsyeja e pezullimit të fushatës”.

Ai u rendit i katërti në shtetin juglindor, ku Trump siguroi më shumë se 32 % të votave, i ndjekur nga Marko Rubio me 22.5 % dhe dhe Ted Krus me 22.3 %.

Ish-Guvernatori i Floridës, i biri dhe vëllai i dy ish-presidëntëve dikur shihej si kandidati i mundshëm i Republikanëve për përballjen e Nëntorit. Për analistët vendimi i Jeb Bushit mund të favorizojë Marko Rubion, i cili mund të sfidojë Ted Crus dhe të profilizohet si kundërshtari më i afërt i Donald Trumpit.

Në kampin demokrat, Hilari Klinton mundi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders në një garë të ngushtë në Nevada, 52.5 % me 47.4 %. Rezultatet janë shumë të rëndësishme përpara “Super të Martës” kur do të përzgjedhin kandidatët mbi 10 shtete.

Tv Klan