Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për mjekun Edvin Prifti, i cili kërkoi që t’i hiqej pezullimi për ushtrimin e profesionit. Më herët, Apeli i dha të drejtë mjekut për të dhënë mësim në Universitet.

Ai u pezullua nga detyra, pasi në banesë iu zbulua një shumë parash, për të cilën SPAK ngriti dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Pasuria prej rreth 50 milionë lekësh dhe 177 mijë euro mbetet e bllokuar për llogari të hetimeve.

Tv Klan