Krasniqi: Qeveria ka dështuar me vaksinimin

Faji mbetet jetim, vlen më së miri thënia në rastin e skadimit të afatit të vaksinave AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë  kur kishte njoftuar se mbi 133 mijë doza të kësaj vaksine do të asgjësohen kishte të nënkuptohet që një deklaratë e deputetit nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu për shqetësimin e tij se do t’i skadojë afati shpejtë vaksinës AstraZeneca donacion nga Norvegjia të ketë ndikuar që qytetarët të hezitojnë të marrin vaksinat.

Bashkëpunim është edhe kur nuk përhapen dezinformata për vaksina e të tilla gjëra. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se qeveria ka dështuar të bëjë fushatë për vaksinim si dhe ti administrojë ato.

Ndonëse ministri Vitia fajin e ka hedhur edhe te qytetarët se kanë hezituar të marrin vaksinën AstraZeneca edhe shoqëria civile ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka dështuar të administroj si duhet këto vaksina.

Tv Klan