Një nga konkurrentet e reja të spektaklit Love Story në TV Klan, Redona, ka folur së fundmi për emocionet e natës së 11-të para se të ngjitej në skenë.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo ka treguar momentet më të bukura dhe më të sikletshme që ka kaluar në këtë romancë live.

Më tej, Redona ka folur edhe për marrëdhënien që ka me vajzat e tjera të kastit.

Kush ka qenë momenti më i bukur për ty në Love Story?

Momenti më i bukur ishte kur pashë Saimirin për herë të parë dhe takimet që kam pasur me të.

Si kanë qenë momentet me vajzat?

Mirë deri tani, nuk kemi pasur konflikte edhe unë s’kam nerva të merrem me konflikte.

Momenti më i sikletshëm gjatë rrugëtimit në Love Story?

Momenti më i sikletshëm ishte kur zbrita nga shkallët herën e parë, po shpresoja mos bija.

Momenti më i bukur nga takimet me Saimirin?

Takimi i fundit, kur isha afër Saimirit dhe u ndjeva shumë mirë, ishte një ditë e bukur.

Një fjalë romantike që të ka thënë Saimiri?

S’dua ta them! Ato që keni dëgjuar edhe ju, që jam e sinqertë.

Mendon se ke marrë vendimin e duhur që ke ardhur në Love Story?

Është një mundësi që m’u hap.

E mendon Saimirin gjatë kohës që nuk je në program?

E mendoj si jo! Por nuk do ta them se sa e mendoj, këtë do t’ia them vetëm Saimirit.

Love Storyt po i vjen fundi, si ndihesh në marrëdhënie me vajzat?

Kemi mbetur vajzat më të qeta. Ndonjëherë them po vajzat e tjera pse nuk kanë ardhur, ndërkohë që ato nuk do vijnë më./tvklan.al