Këta efektivë të policisë rrugore të Tiranës, që u kërkojnë qytetareve çdo ditë të respektojnë rregullat e qarkullimit, nuk i njohin ato vetë ose në rastin më të keq i njohin, por nuk i zbatojnë.

Shikoni çfarë bëjnë në qendër të Tiranës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një autoambulance është e bllokuar në trafik në unazë, në semaforin para bulevardit dhe njofton përmes sinjaleve të ndezur se ka një urgjencë.

Por efektivet e policisë rrugore, edhe pse e konstatojnë këtë, e mbajnë të bllokuar sepse po mbajnë të lirë bulevardin për disa minuta me radhë, për shkak se aty do të kaloje një delegacion.

“Siç shikohet nga kjo video, polici i ka dhënë përparësi një delegacioni duke bllokuar autoambulancën.”

Por si duhet të vepronte polici rrugor në këtë rast? Çfarë parashikon kodi rrugor? Kujt duhej t’i jepte përparësi, ambulancës apo eskortës?

Ekspertët rrugorë që shikojnë këtë situatë thonë se gabimet e policit janë të shumta. 

Veç pandjeshmerisë që kanë për rastin e urgjencës dhe faktit që me bllokimin e autoambulancës vënë në rrezik jetën e një qytetari, kjo sjellje e këtyre efektiveve është antiligjore, siç argumentojnë ekspertet. Për më tepër, ajo vë në dyshim të gjithë veprimet e tyre dhe trupës së policisë rrugore dhe i bën ata të besueshëm përballe qytetarëve, të cilëve u duhet t’u kërkojnë të respektojnë rregullat e qarkullimit apo t’i ndëshkojnë me gjoba në rast të shkeljes së tyre.

Tv Klan