Plaga e trukimit të sfidave të futbollit është hapur sërish. Ngjarja e turpshme vjen nga Kolumbia, aty ku diskutohej skuadra që do të ngjitej në elitën e futbollit vendas.

Fortaleze, e cila u mposht në duelin e saj, pavarësisht disfatës ishte shumë pranë. Por fati i tyre varej edhe nga ndeshja tjetër që po luhej paralelisht me të dhe deri në minutën e 95-të ishin ata një kategori më lart.

Aty ndodhi edhe skandali, siç e quajnë në Kolumbi tashmë, pasi skuadra e Llaneros, e cila udhëhiqte me shifrat 1-0 deri në minutën e pestë të shtesës hapi portën për Union Magdalena, që shënoi dy herë brenda pak sekondash, kjo falë edhe neglizhencës së futbollistëve në fushë.

Një skenë skandaloze për këdo që e shikon dhe që padyshim nuk pritet të kalojë pa masa për protagonistët. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe futbollisti i Juventusit, kolumbiani, Huan Kuadrado, që e përshkruan si mungesë respekti për kundërshtarin.

Klan News