Emisioni investigativ “STOP”, ka zbuluar një tjetër rast korruptiv. Bëhet fjalë për Konsullatën Shqiptare në Milano, ku kundrejt një pagese prej 1 mijë euro mund të marrësh një çertifikatë martesë, pa patur asnjë lloj vërtetimi apo dokumenti, nga njësia administrative përkatëse në Shqipëri.

Milano, Itali

Qytetarja: Do ulemi këtu?

Sekseri: Ulemi këtu, pimë një gjë edhe unë shife sa kam lënë punën.

Sekseri: Unë e kryj. Unë kisha një vit pa shku aty, shkova dje i takova ata.

Sekseri: Se këtë veç ky xxxx e kryen.

Qytetarja: Konsull është ai apo konsull…

Sekseri: Femër.

Qytetarja: Është femër, ëhëë

Qytetarja: Do e realizosh dot, thua?

Sekseri: E ke të kryme kët, s’bëhet fjalë që s’do të thotë jo…

Sekseri: Unë tash nesër, veç i çoj këto (dokumentat) edhe lekët, edhe…

Qytetarja: Faleminderit!

Sekseri: Mbaji, mbaji (dokumentat) se kur të dalim mbrapa.

Sekseri: Nesër më mëngjes unë shkoj e t’ia çoj. Që do t’a kryj, a je t’u kuptu?

Sekseri: Vllanë tem i kam pagu për Zotin lekë.

100eurolali

Qytetarja: Më the në telefon për 800 euro. Sa i ke dhënë?

Sekseri: Unë ia kam dhënë e di… 800 euro njëherë, 200 euro njëherë.

Sekseri: 1000 euro marrin. E din edhe …

Qytetarja: 1000 euro.

Sekseri: Po, 1000 euro duhen patjetër me t’i kry.

Qytetarja: Tani, 1000 euro të t’i jap unë ty dhe do t’ia japësh xxxxx?

Sekseri: Xxxxx.

Qytetarja: Apo Konsulles?

Sekseri: Xxxxx i merr.

Sekseri: Xxxxx ia jep Konsulles, e dinë ata.

Qytetarja: Unë e kam gjetur dmth, një çun për të bërë martesën.

Sekseri: Shyqyr.

Qytetarja: Nesër e marr (Nulaostën) unë?

Sekseri: Po një ditë. Mos e marr nesër, pasnesër.

Qytetarja: Unë e kam idenë që është mashkull Konsulli?

Sekseri: Jo jo.

Qytetarja: Është femër?

Sekseri: Femër është.

Sekseri: Lulu, Luli, Lujeta se qysh e ka.

Qytetarja: A të t’i le unë këto letrat (dokumentat) ty?

Qytetarja: Po i le këtu.

Sekseri: Futi drejt, drejt, drejt!

Qytetarja: Të t’i le dhe lekët?

Sekseri: Kur të ulesh.

Qytetarja: Jo mo s’ka problem. Unë për të dhënë kam.

Sekseri: Po m’i jep.

leket-stop

Qytetarja: Sa? 1000 euro?

Sekseri: 1000 euro ke me dhënë.

Qytetarja: Prit se i kam kështu, tani. T’i numëroj.

Sekseri: Sido që t’i kesh…

Qytetarja: 100, 200, 300, 400

Sekseri: 500

Qytetarja: 500

Sekseri: Ja dhe 100 këtu, 600.

Qytetarja: Edhe 100, 600.

Qytetarja: Tani, 700, 800. 2,4, 850.

Qytetarja: Mbaji këto 850!

Qytetarja: 2,4,6,8,10.

Sekseri: Ça, ke më tepër aty!

Qytetarja: Prit më fal! 2,4,6,8,10.

Sekseri: 950.

Qytetarja: 2,4. Në rregull i ke, 1000 euro?

Sekseri: Po.

Qytetarja: Numëroi edhe njëherë!

Sekseri: S’kam ça i numëroj se i ke numëru ka herë.

Sekseri: Nesër shkoj unë aty, rri e qetë.

Sekseri: Tash nesër të marr në telefon, rri e qetë tash.

Sekseri: Të marr në telefon sa të dal prej Xxxxx, ça më thotë.

Sekseri: Të Konsullata. Ça do me e bo fill, po pres e po e marr.

Sekseri: Në mos e bo fill, vi të marr ty kur të jesh nesër, pasnesër.

Sekseri: Vimë e marrim bashkë, ose vjen ti (në Konsullatë).

Sekseri: A je t’u kuptu? Gjo më tepër?!

Sekseri: Unë kam shku e kam bo direkt të Konsullja, për vetë, për vëllain tem.

Sekseri: 800 euri ia dhashë Konsulles e 200 euro ia dhashë këtij Xxxxx, se a je t’u më kuptu?

Qytetarja: 800 ia dhe…

Sekseri: Po po ia dhashë Konsulles.

Qytetarja: Konsulles.

Sekseri: Dhe 200 euro ia dhashë këtij, (Xxxxx) aty ky. A je tu më kuptu?

Qytetarja: Është normale, një kafe.

Sekseri: Kafe merr dhe ai.

brenda-konsullates

Milano, Itali/ Konsullata Shqiptare; Konsullata Kosovare

Punonjësja: Hajde!

Qytetarja: Unë jam mikesha e xxxx.

Punonjësja: Për ça erdhe ti?

Qytetarja: Për Nulaostrën.

Punonjësja: Për dokumentin.

Punonjësja: Po e dashur, po.

Qytetarja: Shumë faleminderit.

Punonjësja: Asnjë gjë.

Punonjësja: Tu bë vetëm për xxxx.

Qytetarja: E di.

Punonjësja: No comment!

Qytetarja: Gjithçka u likujdua me xxxxxx?

Punonjësja: Po po, patjetër!

Qytetarja: Jam në rregull e kam fjalën. Ju detyrohem gjë tjetër?

Punonjësja: Absolutisht.

Qytetarja: Ta shoh pak, se mos kanë bërë ndonjë gabim në emër?

vertetimi-marteses

Dokumenti që shihni është Nulaostra (Vërtetim martese) që mban firmën e Konsulles së Përgjithshme Luljeta Çobanaj.

Punonjësja: Ky është ….

Qytetarja: Rikardo…

Punonjësja: Komunën, emri jot. Ky është xxxx aaaa bbbb Stato Civile nubile… Datëlindja jote. Xxx je ti?

Qytetarja: Po

Qytetarja: Të falenderoj më gjithë shpirt! Sidomos xxxxx.

Punonjësja: Futi në çantë! Nuk mbahen dokumentat në dorë.

Punonjësja: Në rregull je? /tvklan.al