lleshi

Shefi i komisariatit numër 4 në Tiranë, Fatmir Lleshi, u pezullua nga detyra. Drejtoria e Përgjithshme e policisë e vendosi këtë masë pasi me një akt skandaloz ai dhunoi një grup xhirimi të televizionit ABC News dhe shoqëroi në mjediset e komisariatit që drejtonte pa asnjë shkak operatorin e ketij televizioni, Dritan Peca.

Në mesditë grupi i xhirimit të ABC News gjendej në afërsi të komisariatit për të përgatitur një kronikë për një rrugë që kalon aty pranë dhe që nuk kishte lidhje me policinë.

Por shefit të komisariatit, Fatmir Lleshi, nuk i ka pëlqyer prania e kamerave dhe ka nisur të debatojë me gazetarin dhe kameramanin.

Gazetarët e Abc News, Eni Shehu dhe Leontina Nikaj të cilët ishin prezent në momentin që ndodhi ngjarja tregojnë me detaje sjelljen rrugaçërore të Fatmir Lleshit, karshi tyre.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në policinë e Tiranës ka nisur një hetim mbi veprimet e Fatmir Lleshit, të cilat janë të denja vetëm për halabakë e të fortë rrugësh dhe aspak për një titullar me uniformë të policisë së shtetit.

Tv Klan