Një prift katolik është arrestuar pas akuzave se ka përdhunuar një viktimë të trafikimit të qenieve njerëzore që ishte njëkohësisht edhe i sëmurë mendor, në Letoni.

Prifti, i identifikuar si Pavels Zeila 73 vjeç shërbeu në Dioqezën Aglona-Rezekne në lindje të Letonisë, e cila do të presë Papa Françeskun gjatë një turneu katër-ditor të tre shteteve baltike më vonë gjatë këtij muaji.

Sipas

Daily Mail

, avokati i Zeilës mohoi në mënyrë të përsëritur akuzat dhe dioqeza katolike e Rezekne tha se Zeila duhet të konsiderohet i pafajshëm.

Akuzat të tilla godasin edhe njëherë Kishën Katolike, e cila u trondit muajin e kaluar nga një raport i SHBA-së lidhur me abuzimin seksual të fëmijëve ku u akuzuan më shumë se 300 priftërinj dhe përmendeshin më shumë se 1.000 raste të fëmijëve të abuzuar gjatë shtatë dekadave në Pensilvani.

Papa ka rritur kritikat e tij mbi çështjen sensitive, por ai mbetet nën presion për të bërë ndryshime me ndikim të gjerë. Zeila do të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për abuzim seksual./tvklan.al